Abuzimet me tenderat, arrestohet ish-specialisti i IT-së në Ministrinë e Drejtësisë

Abuzimet me tenderat, arrestohet ish-specialisti i IT-së në

Arrestohet ish-specialisti i IT-së në Ministrinë e Drejtësisë, i cili ishte shpallur në kërkim për abuzime me tenderat.

Policia ka vënë në pranga Lusien Ali, i cili ndodhej në kërkim prej 5 ditësh.

Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij  masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë.

Të dielën, gjykata la në arrest shtëpie ish- Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, si dhe detyrim paraqitje për 8 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me 5 tendera të Ministrisë së Drejtësisë.

Dy ditë më parë gjykata i ndryshoi masat për dy zyrtarët e tjerë për të cilët ishte vendosur "arrest me burg", Aurel Lamçe dhe Arlind Alikaj të cilët u lanë në "arrest shtëpie".

Të pandehurit akuzohen se në dy vite, 2016-2017, kanë kryer abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.

Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe për të cilët është dhënë masë sigurie, mësohet se ka nisur verifikimi dhe për dy ish-Ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.

Për dy ish-Ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv.

Abuzimet fillimisht u zbuluan pas auditit të Ministrisë së Financave ku rezultoi se tenderat ishin me probleme financiare.

Ndërkohë që javën që vjen prokuroria do të thërrasë për të marrë ne pyetje në cilesinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen tre ish-Ministrat, Petrit Vasili, Ylli Manjani dhe Gazmend Bardhi.

EMISIONET