Abuzimet me të mitur, studentët e Shkodrës protestojnë për rastin e Kavajës

Abuzimet me të mitur, studentët e Shkodrës protestojnë

Kur studentët e Shkodrës kishin zbritur në rrugë në mbështetje të 14-vjeçares nga Kavaja të abuzuar nga bashkëmoshatarët e saj nuk e dinin se një rast i ngjashëm ishte zbuluar në Malësinë e Madhe.

Me pankarta në duar, gojën e mbyllur me para dhe duke marshuar në heshtje, studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” u sensibilizuan me rastin e adoleshentes në Kavajë.

Nga fakulteti Juridik përmes pedonales së qytetit dhe deri në sheshin përpara bashkisë Shkodër, ata kërkuan që të tilla fenomene të denoncohen, shoqëria të mos qëndrojë indiferente dhe të gjithë sëbashku të luftojmë kundër të tilla rasteve skandaloze.

Psikologu dhe njëheresh pedagogu Fation Taipi e quajti situatën të rëndë, pasi një në katër vajza rezulton sipas studimeve që ka përjetuar dhunë.

Fation Taipi: Duke heshtur nuk jemi asgjë tjetër përveçse bashkëpunëtorë të së keqes.

Tubimi u mbyll në sheshin përpara Bashkisë me thirrjet që edhe institucionet të reagojnë e të mos heshtin përballë këtyre fenomeneve.



EMISIONET