Absurdi me drejtësinë, gjithkund dënohen pushtetarë, këtu ‘fajin e ka opozita’

Absurdi me drejtësinë, gjithkund dënohen pushtetarë,

Sistemi i ndjekjes penale në Brazil, Malajzi, Pakistan, Korenë Jugut e madje edhe në Kinë i heton, gjykon e dënon zyrtarët e lartë që kur janë në detyrë.

Presidentë, Kryeministra e ministra (pa përmendur nivelet e tjera) dënohen.

I dënojnë pa qenë nevoja për SPAK,BKH, KLGJ, KLP, PPP, TTT, KKK, FFF, KNP, RMP, RTKT e tërr-mërr-mërr.

I dënojnë pa i thënë asnjë fjalë të vetme Ambasada Amerikane. As u kërcet fare për të!

I dënojnë gjatë kohës që janë në detyrë, jo thjesht kur bien nga fiku. Se kur bien nga fiku i dënojnë shumë shtete.

I dënojnë për hiçgjë krahasuar me ç’bëjnë udhëheqësit tanë Pro- Amerikanë, pro-Europiane, Pro-perëndim e pro-lindje, pro-lek e pro-valutë.

Kudo ku ka sadopak kulturë shteti, pushteti ndëshkohet. Ndëshkohet ose me votë ose me ligj ose me të dyja bashkë!

Kurse tek ne ndëshkohet shteti (me vetting) dhe pushteti trashet si zullum.

Dhe gjithmonë e për çdo gjë “fajin e ka Opozita”...

Mendja është gjë e madhe!

EMISIONET