Pas  Shkodrës dhe Elbasanit kryprokurorja e përgjithshme Arta Marku është ndalur në prokurorinë e Durrësit për të analizuar punën një vjeçare të kesaj prokurorie.  Marku u ka tërhequr vemendjen vartësve për numrin e pakët të veprave penale të kontrabandës të hetuara nga kjo prokurori ndërsa u ka kërkuar të hetojnë me pergjegjshmëri në mbledhjen e provave dhe ngritjen e akuzës për çdo vepër penale.

Ashtu si në Elbasan, një qytetare e priti kryeprokuroren Arta Marku në derë të organit të akuzës në Durrës, ku mes komplimentave tentoi ti tërheqë vëmendjen për shqetësimet  për institicionet e drejtësisë.
Pas këtij momenti dhe pas dyerve të mbyllura , kryeprokurorja dha porositë për vartësit e saj në qytetin me portin më të madh në vend.

Duke theksuar se kjo prokurori kishte një numur të vogël të veprave në fushën e kontrabandës, Zonja Marku citohet të ketë kërkuar  që prokurorët të angazhohen edhe kryesisht për të evidentuar krimet në këtë fushë  duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit që mund të vijnë nga policia e shtetit apo vëtë doganat.

Mos ndëshkimi apo ndëshkimi  i lehte jo propocional me krimin e kryer është  shkaku sipas Markut  i agresivitetit të grupeve kriminale, ku  autorët në funksion të realizimit të qëllimeve te tyre kriminale janë te gatshëm të sakrifikojnë çdokënd që mund të jetë rastësisht në rrezen e tyre të veprimit.  Ndërsa  u ndal te një tjetër kriter që do te kihet parasyh në karrieren e prokuoreve  që janë pafajesitë, të cilat i cilësoi si kembanë alarmi për çdokënd  dhe për ketë kërkoi  rritjen e përgjegjshmërisë në mbledhjen e provave, vlerësimin e tyre dhe ngritjen drejt të akuzës.

Marku u tha prokurorëve se  pavarësia e tyre  nuk duhet parë si një privilegj dhe e drejtë e pakufizuar e prokurorit për të vendosur fatin e çështjes por, duhet parë si një pergjegjesi, si nje obligim i shtuar ndaj zbatimit të ligjit, ndaj institucionit dhe shoqërisë në terësi. Politika e dënimit duhet të jetë proporcionale ndërmjet veprës penale, autorit dhe interesit publik. Të mbahet qëndrim i ashpër në masat e dënimit për vepra penale me rrezikshmeri të theksuar shoqerore si dhe ndaj veprave penale sensitive për shoqërinë. Durrësi është qyteti I tretë pas Shkodrës dhe Elbasanit ku Marku, ka qënë e pranishme ne analizën vjetore



/Ora News.tv/