Giancarlo Ciccozzi, artisti i njohur italian dhe protagonist në ekspozita në mjaft vende të botës, vjen në Shqipëri.

I përzgjedhur nga kritikët më të mëdhenj të artit, Ciccozzi, që nga fillimi i karrierës se tij e ka gjetur vetën tek abstraksioni.

Koleksioni i pikturave i përkasin viteve 2014 - 2018, që ai i konsideron misteret e tij.

Pikturat i bën të veçanta përdorimi i materialeve të ndryshme dhe të vjetërsuara me kalimin e kohës. pëlhura  antike, druri, bakri, bronzi, llaç duke i shndërruar në art dhe duke marrë vlerësime në ekspozita të ndryshme të botës.

Ciccozzi ekspozon ne 12-20 qershor me një koleksion të disa nga veprat e krijuara në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

/Ora News.tv/