Gazetari Enton Abilekaj në studion e RTV Ora u përplas me deputetin socialist Ervin Bushati për procesin e votimeve në 30 qershor.

Alibekaj tha se qeveria la nam me realizimin e këtij procesi zgjedhor turpëruan çdo proces zgjedhor që mund të bëhet në këtë vend.

Pjesë nga diskutimi: 

Enton Abilekaj: Parlamentin e bëni si ju do qejfi. Zgjedhjet i bëni kur ju do qejfi. Ju dalin faktet që keni blerë votat dhe vazhdoni zgjedhjet tuaja moniste.

Ervin Bushati: Ku janë këto fakte.

Enton Abilekaj: Edhe zgjedhjet tuaja i bëni duke futur vota në kuti, se nuk kishit pjesëmarrje dhe prapë fajësoni opozitën.

Ervin Bushati: Ku e keni këtë fakt që janë mbushur kutitë?

Sonila Meço: Foli edhe zoti Klement Zguri.

Enton Abilekaj: Nuk ka njeri që se ka parë.

Ervin Bushati: Çfarë ka parë? Asgjë s'ka parë.

Enton Abilekaj: E ka parë gjithë Shqipëria. Latë nam. Dilnin më shumë vota se votues. S'ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri kjo që ka ndodhur në këto zgjedhje.

Ervin Bushati: E gjykuake ti nga një pamje.

Enton Abilekaj: Latë kokrrën e namit. Turpëruat çdo proces zgjedhor që mund të bëhet në këtë vend. Se parti nuk bëni kurrë ju.


/Ora News.tv/