Abazaj "harron" golin, Vllaznia ndal Luftëtarin

Abazaj "harron" golin, Vllaznia ndal Luftëtarin

Vetëm barazim 0-0 në takimin përmbyllës së javës së 21 të Kategorisë Superiore, Luftëtari-Vllaznia.

Një takim pa shumë histori në Gjirokastër, me vendasit që tentuan me të gjitha forcat për të gjetur rrjetën, por shkodranët ruajtën të paprekur portën.

Rastin më të mirë për të realizuar e kishte talenti i bluzive Kristal Abazaj, me 21 vjeçarin që nuk arriti të mposht Sherrin në 3 tentativa.

Ky është barazimi i 7-të i gjirokastritëve, në 21 javë kampionat, duke u ngjitur në vendin e 6-të në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet në të 8-in me 22 pikë.



EMISIONET