Ndërhyrjet brutale ndaj kundërshtarit janë bërë të zakonshme në futboll, madje duke arritur deri në atë pikë sa lojtari ka rrëzikuar dhe humbjen e jetës.  

Fundjavën që lamë pas u shënua një tjetër ndërhyrje makabër që me plot kuptimin e fjalës do meritonte karton të zi, dhe jo atë të kuq.

Në kampionatin portugez të futbollit, portieri i Guimaraes, Daglas Jesus, ndërhyri ashpër ndaj sulmuesit kundërshtar të Portimonense, Fabricio.

Ai u hodh drejt trupit të kundërshtarit me takat e ngritura dhe për fatin e keq të sulmuesit, njëra nga takat e dëmtoj rëndë në kofshë. Për fatin e tij të mirë, Jesus u ndëshkua vetëm me karton të kuq, ndërsa nuk dihen akoma masat që do marr klubi apo federata portugeze për këtë episod.

/Ora News.tv/