Propozimi për ERE dhe OSHEE: Sahati të lexohet çdo tre muaj, pagesa çdo muaj

Propozimi për ERE dhe OSHEE: Sahati të lexohet çdo tre muaj,

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese i propozoi dje ERE dhe OSHEE që të bëhet leximi i sahateve të abonentëve familjarë dhe biznese njëherë në tre muaj.  Ky komision thotë se leximi nga faturuesit çdo tre muaj do ndikojë edhe në reduktimin e stafit të OSHEE.

Deputeti socialist Ilir Beqaj tha se një praktikë e tillë ndiqet në shumë vende të tjera por si fillim OSHEE duhet të bëjë një historik të konsumit vjetor në bazë të cilit bëhet faturimi.

Ilir Beqaj: Pasi krijon një histori 12 mujore të konsumit muaj për muaj bie dakord me konsumatorin dhe i thua për këtë tremujor të dimrit konsumi mesatar është kaq, fatura është kaq dhe një herë në tre muaj bën lexim dhe bën modifikimet e nevojshme nëse ka pasur shmangie më shumë apo më pak nga faturimi. Kjo do të bëjë që minimalisht për vetë ndërmarrjen trupa lexuese të shkurtohet në 2-3 herë, vetë konsumatori familjar e di në një shumë fikse sa e ka faturën mujore, sa e ka detyrimin mujor.

Si do funksionoje? 

 OSHEE sqaroi sot se kemi të bëjmë vetëm me lexim të sahatit një herë në 3 muaj ndërsa pagesa e faturës do vijojë të jetë çdo muaj dhe jo një herë në tre muaj, por si?

"Çka do të thotë se abonenti do të faturohet çdo muaj dhe do ta paguajë energjinë njësoj si deri tani, ndërsa leximi është propozim për tu bërë nga OSHEE një herë ne 3 muaj. Kjo do të sjellë përmirësim të shërbimit te leximit dhe shmangie te abuzimit me faturimin.  Metodologjia e faturimit çdo muaj bazuar mbi lexim një herë në muaj do të përcaktohet nga ERE duke iu referuar mesatares së konsumit mujor," thuhet në një sqarim që OSHE bëri sot për Ora News

EMISIONET