Një grua e moshuar ka humbur jetën në spital këtë mëngjes (10 korrik) pasi është sulmuar me dhunë në shtëpinë e saj gjatë një vjedhjeje.

Familja e lënduar e Joyce Burgess konfirmoi lajmin përmes policisë, vetëm pak ditë pasi u sulmua.

Një fqinj deklaroi se 84-vjecarja kishte lënë hapur derën e saj në shtëpinë e saj në rrugën Loop, Woking, për shkak të temperaturave të larta. Rreth orës 17:30 të shtunën (7 korrik) hyri një person, i cili i shkaktoi vdekjen.

Ai e sulmoi duke e lënë me plagë të rënda, para se të vidhte çantën e saj dhe të dilte në një makinë të bardhë.

Fqinji, i cili dëshironte të mbetej anonim tha për Surrey Live: "Është një gjë e tmerrshme të ndodhë dhe çdo ndihmë që publiku mund të sigurojë në kapjen e tyre do jetë e vlefshme."

/Ora News.tv/