78-vjetorin aktori i njohur shqiptar, Reshat Arbana, festoi ditëlindjen e tij të parë mes familjarëve, të afërmen, miqve dhe kolegëve.

Aktori i shquar i teatrit dhe kinematografisë, me interpretimin mjeshtëror  u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.

Në mbrëmjen festive me zërin e tij kumbues para të ftuarve u shpreh mes emocionesh se kjo është ditëlindja e parë që po e festoon.

Reshat Arbana: "Asnjëherë nuk kam festuar përvjetor sepse nuk i dua, më krijojnë emocione shumë të mëdha. Për burrin qenka trimëri e madhe të bëhet 78 vjeç por është edhe mjerim i madh kur mendon se ku do ikim mbas këtyre viteve që po kalojmë."

Një tjetër sekret mes miqsh u zbulua gjatë kësaj mbrëmje. Në tryezen e familjes së aktorit, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zbuloi se pse Reshat Arbana zgjodhi të bëhëj aktor.

Mirela Kumbaro: "Një sekret unë e mësova pse u bë aktor, për tu mos u bërë marinar."

Një tjetër politikan ngriti dolli sipas zakonit për shëndetin e Baca Reshat, siç preferoi ta quajë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Erion Veliaj: "Dollinë e parë e kam për të. Të paçim, shëndet, mbarësi, energji e pozitivitet gjithë jetën."

Në kinematografinë shqiptare Reshat Arbana nisi të luante role në vitin 1963, ndërsa në vitin 1977 u bë pjesë e trupës së aktorëve të Teatrit Kombëtar. Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë”  dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit. Në 2011 Presidenti i Republikës i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit”.


/Ora News.tv/