70 civilë të vrarë nga sulmet në Damask

70 civilë të vrarë nga sulmet në Damask

Të paktën 70 civilë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ushtrisë ajrore siriane kundër një enklave rebele, pavarësisht rritjes së presioneve ndërkombëtare ndaj regjimit, i akuzuar për kryerjen e sulmeve kimike.

Duke iu trembur një përkeqësimi të krizës humanitare, OKB-ja kërkoi një armëpushim humanitar të paktën një muaj në të gjithë Sirinë, vend i shkatërruar nga lufta që ka shkaktuar më shumë se 340000 të vdekur dhe ka nxjerrë në rrugë miliona persona që prej marsit 2011.

“Pas vdekjes së 31 personave si pasojë e sulmeve në Ghutan lindore, avionët e regjimit kanë bombarduar sot disa lokalitete të kësaj enklave duke vrarë të paktën 70 civilë, 18 prej të cilëve fëmijë dhe duke plagosur 100 të tjerë”, sipas Obsevatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Bëhet fjalë për sulmet më të përgjakshme që prej fillimit, gjashtë javë më parë, të një operacioni nga regjimi në periferi të Ghutas lindore, një rajon pranë kryeqytetit të Damaskut”, theksoi OJQ-ja.

EMISIONET