7 milion njerëz vdesin çdo vit për shkak të ajrit të ndotur

7 milion njerëz vdesin çdo vit për shkak të ajrit të

7 milionë persona çdo vit bëhen viktima të ndotjes së ajrit, ndërkohë që 9 nga 10 persona në planet thithin ajër të ndotur. Janë këto disa nga të dhënat më alarmante të një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sa i përket ndotjes së ajrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin e vdekjeve për shkak të ndotjes së ajrit, që i merr jetën 7 milionë personave çdo vit.

Në të dhënat më të fundit të kësaj organizate për ndotjen, vihet re se shimica dërrmuese e viktimave vijnë nga vende të varfëra të Azisë dhe Afrikës, ndërkohë që 9 nga 10 persona në gjithë planetin thithin ajër të ndotur.

Sipas institucionit të shëndetësisë, thuajse çereku i vdekjeve që vijnë si pasojë e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit në mushkëri, mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit.

Shifrat kanë mbetur të pandryshuara në vitet e fundit, ku ndotja globale e ajrit në natyrë mbetet e lartë.

Ndryshim është vërejtur në ndotjen e ajrit të brendshëm, pasi njerëzit në shumë vende të varfëra vijojnë të gatuajnë me karburant të ngurtë ose vajguri, në vend të lëndëve djegëse më të pastra si gazi dhe energjia elektrike.

Gratë dhe fëmijët janë më të rrezikuarit nga kjo sjellje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë planifikon të zhvillojë konferencën e parë mbi ndotjen e ajrit dhe shëndetin në tetor të këtij viti, për të nxitur ndryshimin në nivel global.

Vlerësimi i OBSH bazohet në të dhënat satelitore dhe modelimin e mbivendosur në bazën e të dhënave të marra në mëse 4.300 qytete.

Kjo përbën një rritje me thuajse 50% krahasuar me raportin e fundit të OBSH-së në vitin 2016.


EMISIONET