Disa aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë zhvilluan një sondazh me 100 familje të varfra shqiptare në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Drenicë, Prizren dhe Gjakovë.

U premtuan 300 euro që ata të votonin partinë kundërshtare. Ishin familje në mjerim dhe që ndoshta s’kishin as 50 euro kursime!

Asnjë aktivist i vetevendosjes s’pranoi të shiste votën dhe t’ia jepte Hashim Thaçit.

Asnjë aktivist i PDK nuk pranoi të votonte Albin Kurtin.

Situata ishte më e çuditshme kur ju afruan familjeve serbe që të votonin Ramush Haradinajn. As me 2000 euro nuk pranonin që ta shisnin votën dhe të zgjidhnin kundërshtarin shqiptar.

Kjo nuk ndodh vetëm në Kosovë por dhe në shtetet e tjera fqinjë. Një maqedonas i varfër nuk e shet kurrë votën as për 1000 euro dhe të votoj Zejadin Selën.

Por kjo është vetëm një nga arsyet pse Shqipëria zhvillon zgjedhjet më të pandershme në Europë.

Së dyti 2- diaspora shqiptare e Kosovës gëzon të drejtën për të votuar, ndërsa Shqipëria JO.

Në të njëjtën mënyrë Maqedonia, Mal i Zi, Serbia, Kroacia por JO Shqipëria.

45% e shqiptarve të Shqipërisë bojkotojnë jo nga qejfi por nga halli sepse s’kanë ku votojnë atje ku punojnë apo jetojnë në botë, ndryshe nga kosovarët apo çdo popull tjetër në emigracion.

3- Sistemi elektoral në Kosovë është me lista të hapura dhe me rend alfabetik.

Që lexuesi ta kuptoj më mirë po i qartësojmë që listat e deputetve me renditje nuk i përcakton kryetari. Pra Albini, Ramushi, Fatmiri, Hashimi, Bexheti, Shpendi etj nuk vendosin emrin në krye të listës sepse ska fare rëndësi kush është në krye të listës sepse populli Kosovës voton jo vetëm për subjektin por edhe për kandidatin preferencial.

Pra mund të ndodh që Glauku të marr vita më shumë se Albini dhe renditet ai i pari. Renditja bëhet nga numri votave dhe jo nga servilizmi për kryetarin.

Këtë sistem Basha-Rama nuk e pranojnë kurrë sepse rrezikojnë që populli voton më shumë Jozefinën sesa Bashën, më shumë Majkon sesa Ramën, më shumë Ylli Manjanin sesa Monikën.

Nga ana tjetër nëse kryetarët shqiptar nuk do bënin dot listat atëhere Lul Basha dhe Edi Rama s’do ju merrnin dot lek me zarve kandidatve për deputet.

4- Mekanizmi i numrinit votave në Kosovë nuk realizohet me halabakët e Shijakut apo të fortët e Kamzës.

Marrëveshja Berisha-Rama e numrimit votave ka shkatërruar pluralizmin politik në Shqipëri dhe ka groposur çdo lëvizje politike.

Edhe 4 emra që fut PD në lista cdo 4 vjet Mediu, Dule, Ndoka dhe Shehu kanë mbijetuar si individ dhe skanë mundësinë e logos së partive sepse thjesht i ka ruajt PD si dekor në koalicioni mediatik.

Basha ka preferuar një “front” logosh fiktive që të eleminoj dhe asgjesoj strukturat dhe inidvidët e fort në PD që mund ta rrëzonin Bashën nga karrikua

5- Kosova ka pesë alternativa qeverisëse të cilat garojnë rrotë më rrotë dhe asnjera nuk kalon 30%. Ndërsa PD dhe PS kanë pazar oligarlik polariziaes për 100 vjet që mos lejojnë alternativ tjetër politike. Shikoni si është katandis edhe LSI. Nga lista e 20 deputetve kanë arritur 17 të largohen dhe ta çojnë drejt shkrirjes. Në fund do katandisen që as burrë e grua mos mbeten në grup parlamentar sepse ky i pari po kalon një gjendje të rëndë psiqike dhe është shndëruar në figurë komike dhe që askush nuk e njeh si President. Shikoni si tallen të gjithë me dekretin e tij për 13 tetorin.

6- Kosova ka opozitë Vetvendosjen e Albin Kurtit. Ndryshe nga PD e cila ka qeverisur 13 vjet Shqipërinë dhe drejtohet nga dy njerzit më të pasur në Ballkan, Vetvendosja s’ka qen kurrë në pushtet dhe Albini asnjëherë në qeveri. Morali opozitar në Kosovë është një shekull larg me moralin opozitar të PD-LSI të cilat dy muaj më parë rrezikuam që Washingtoni dhe BE ti përfshijë në listën e organizatave terroriste në botë dhe liderët e tyre sot jo vetëm nuk lejohen të shkelin në SHBA por hetohen për pastrime parash nga Rusia, Ukraina dhe Turqia

E pra Kosova këto ditë do votoj e lirë sepse ata as nuk e shesin votën dhe as nuk ja u blejnë.

E ndoshta vonesa e bërjes “Shqiprisë Madhe” e paska pas një të mirë sepse imagjinoni çdo ndodhte me votat në zgjedhje sikur ato të numëroheshin në KQZ e Tiranës së Metës-Bashës-Ramës.

Fundja shqiptarët e Shqipërisë kanë një justifikim që shesin votën me 50 euro sepse ju ka mbetur të votojnë të keqen apo hajdutin më të vogël, ndërsa Kosova nuk e shet as 1000 euro sepse ka mundësi të votoj alternativën ose patriotin më të mirë!

/Ora News.tv/