Me një koncert ku ka përfshirë gjithë repertorin e saj, Banda e Tiranës ka festuar 50 vjetorin e krijimit. Disa prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të saj iu ndanë çertifikata mirënjohjeje, ndërsa u promovua dhe libri i dirigjentit të parë kësaj bande. 50-vjetorin e krijimi të saj Banda e Tiranës e ka kremtuar me një koncert përkujtimor ku u interpretuan pjesë nga repertori i vetë Bandës ndër vite, duke filluar që nga Himni, marshet klasike, popullore e pjesë të ndryshme muzikore. Në ceremoninë e 50-vjetorit u ndanë edhe çertifikata mirënjohjeje si dhe u promovua  libri "Orkestra Frymore e Tiranës" i autorit Sirri Rroji, dirigjentit të parë të Bandës së Tiranës. Në vitin 1966 Komiteti Ekzekutiv i Tiranës vendosi krijimin e Orkestrës Frymore Amatore të Qytetit. Aktualisht Banda e Tiranës përbëhet nga 39 instrumentistë, ku në përbërje të saj ka saks, klarinetë, tromb, trombonë, korno, tenor, bass, perkusione, flaut, etj.  

/Ora News.tv/