Një fëmijë 5 vjeçar nga Peshkopia është dëmtuar rëndë në kokë teksa po luante. Fëmija është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i konsideroi heronj ushtarakët që transportuan 5 vjeçarin, duke i uruar shërim të shpejtë.

Xhaçka: Heronjtë e ajrit i erdhën në ndihmë vogëlushit 5 vjeçar nga Peshkopia, i cili gjatë lojës pësoi dëmtime në kokë. Në pak minuta, fëmija dhe prindërit e tij u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërim të shpejtë vogëlush! Mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin që pilotët dhe çdo efektiv i Forcave të Armatosura tregojnë gjatë misionit të tyre!

/Ora News.tv/