“360 Gradë” sjell pamjet e fëmijëve që mbledhin krom. Gazetarja italiane tregon eksperiencën në Bulqizë

“360 Gradë” sjell pamjet e fëmijëve që mbledhin

Një ditë pas përplasjes së kryeministrit Edi Rama dhe gazetares italiane të “Le Iene” Alice Martinelli, emisioni “360 Gradë” i Artur Zhejit ka publikuar disa pamje të shoqëruar me një intervistë të gazetares që i japin fund debatit mes tyre.  

Pamjet dhe intervista janë marrë në muajin tetor, duke rrezuar pretendimin e kryeministrit Rama se pamjet janë të vjetra.

Në intervistë gazetarja Alice Martinelli tregon për eksperiencën e saj gjatë investigimit në Bulqizë.

Ajo thotë se pavarësisht varfërisë është pritur shumë mirë nga banorët. Gazetarja shprehet se është prekur shumë nga historia e fëmijëve që punojnë duke mbledhur krom.

Alice Martinelli: Pavarësisht varfërisë që kemi parë, kemi takuar persona mjaft bujarë. Njerëz që nuk kanë asgjë e pavarësisht kësaj kanë kapur shtëpitë e tyre, na pritën në mënyrë të ngrohtë, sikur kishim kohë që njiheshim. Si miq të mirëpritur. Dhe në një familje gatuam një picë italiane dhe na krijoi edhe më shumë intimitet. 

Na  ka goditur shumë historia e këtyre fëmijëve për të cilët kemi ardhur këtu. Për këta fëmijë nuk ka mundësi të tjera. Është shkolla, por për ta nuk ka asgjë tjetër, familjet janë shumë të varfërsa, qyteti është i varfër dhe nuk kanë ku luajnë. Kështu minerat e krimit janë një punë, por edhe mënyra për të kaluar kohën duke qenë se nuk kanë vende lojërash. 

EMISIONET