32 vjeçari shqiptar kapet me 100 mijë euro heroinë, "tërbohet" para policisë

32 vjeçari shqiptar kapet me 100 mijë euro heroinë,

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Taranto, pasi u kap me 4 kg heroinë. 

Në pranga përfundoi Edson Fejzo, i cili duke drejtuar një automjet tip Opel Meriva, kishte fshehur brenda tij lëndën narkotike e ndarë në tetë pako. 

Ai u përpoq t'i shpëtonte kontrollit duke sulmuar makinën e policisë dhe duke ikur në këmbë, por përpjekjet e tij rezultuan të pasukseshme.

Brenda makinës, nën pjesën e përparme, u gjetën tetë pako heroine për një total prej 4 kg. Pasi të vendoset në treg, droga do t'i kishte sjellë atij rreth 100 mijë euro fitime.

/S.Ll/


EMISIONET