Të paktën 31 persona janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në festën e Ashures në Kerbala në jug të Bagdatit.

Nuk bëhet e ditur si ndodhi ngjarja, por një zyrtar i tha agjencisë Reuters se incidenti ndodhi gjatë ikjes në rrëmujë në hyrje të një ndërtese.

Në këtë ditë, myslimanët shiitë përkujtojnë 680 vjetorin e vdekjes së nipit të Profetit Muhamed, Imam Huseinit. Mijëra pelegrinë nga e gjithë bota dynden në Kerbala çdo vit.

Vdekja e Huseinit në një betejë në Kerbela mbi udhëheqjen e bashkësisë islame është një nga ngjarjet përcaktuese në ndarjes midis myslimanëve shiitë dhe sunitë.

/Ora News.tv/