30 terroristë italianë të dënuar në Itali fshihen në vende të ndryshme të botës

30 terroristë italianë të dënuar në Itali fshihen

30 terroristë italianë të dënuar nga drejtësia italiane fshihen në ende të ndryshme të botës.

Emra e tyre janë në axhendën e punës së ministrit të brendshëm Matteo Salvini e Ministria e Brendshme italiane po punon me shërbimet e inteligjencës për kapjen e nisjen e procedurave zyrtare të riatdhesimit të tyre në Itali.

Janë 30 terroristë italianë të dënuar e të shpallur në kërkim por që jetojnë të lirë në vende të ndryshme të botës.

Këtë informacion e bëri publik sot për mediat zyra e shtypit e ministrit Salvini.

14 nga 30 terroristët e shpallur në kërkim fshihen në Francë e objektivi i zëvendës kryeministrit e ministrit të brendshëm Matteo Salvini është ekstradimi i tyre në Itali për të kryer dënimin e marrë nga drejtësia italiane. Shumica e terroristëve italianë fshihen në Francë gjatë kohës së njohur "si vitet e plumbit" në Itali, e për efekt të ashtu quajturës doktrina Mitterrand, e aplikuar në Francë qysh prej vitit 1982 nga Presidenti francez i asaj kohe Francois Mitterrand.

Principet e kësaj doktrine mbrojnë të gjitha ata të dënuar për akte publike terroriste  në Itali gjatë "viteve të plumbit" , pra në vitet 70-80, me kusht që të mos jenë të dënuar për krime të drejtpërdrejta kundër shtetit francez e mos të kryejnë asnjë formë dhune politike.

Sipas doktrinës Mitterrand , shteti italian nuk respektonte në proceset gjyqësore garancitë e të arrestuarve.

 Doktrina Mitterand megjithëse është hequr që nga viti 2002, mjaft gjykata franceze vazhdojnë dhe sot të mos lejojnë ekstradimin në Itali të terroristëve të dënuar italianë.

Pak ditë më parë Italia mundi të riatdhesoj nga Bolivia terroristin e së majtës ekstreme Cesare Battisti i akuzuar për 4 vrasje , i dënuar me 2 dënime të përjetshme.

Cesare Battisti u arrestua nga një operacion i Interpolit pas 38 vitesh i shpallur në kërkim, shumicën e të cilave i ka kaluar në liri të plotë në Brazil, ku kishte kërkuar azil politik e i mbrojtur nga regjimi i ish Presidentit brazilian Lula.

EMISIONET