30 qershori i paligjshëm dhe faqe e zezë në historinë e Shqipërisë

30 qershori i paligjshëm dhe faqe e zezë në historinë e

Zgjedhje ne 13 tetor, kjo eshte rruga dhe shpetimi i vetem per shqiptaret dhe integrimin.

KQZ kreu nje veprim banditesh dje sepse zgjedhjet nuk i ndalin dot 4 kamikaxe te rilindjes nr KQZ.

Edi Rama dhe rilindja gjallojne vetem permes bojkotimit zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe bojkotit te cdo forme te funksionimit te shtetit te drejtes.

KQZ rilindase si nje kamikaxe e vertete rrezon dekretet e presidentit dhe bojkoton edhe detyren e ngarkuar me ligj per organizuar zgjedhjet, bile KQZ rilindase bojkoton marrezisht edhe veten duke mos marre pjese ne mbledhjet e saj ku ka detyrim te jete e te shprehe qendrimin e saj per Kerkesen e Opozites qe KQZ te kryeje detyren per organizimin e zgjedhjeve ne 13 tetor.

Arsyeja e vetme qe KQZ bojkoton eshte se rilindja nuk pranon zgjedhje ku ka gare te vertete, por kerkon e zhvillon vetem votime ku konkuron me vetveten,voton po vete,numeron vete dhe shpall rezultatet vete.

Opozita eshte me vendosur kurre qe vetem permes pjesmarrjes se saj ne zgjedhjet e 13 tetorit fillon zgjidhja e rendesishme politike per vendin qe ndodhet ne momentin me kritik dhe ky objektiv eshte i patjetersueshem.

Opozita e vendosur qe ti jape zgjidhje situates permes dialogut dhe konstruktivitetit,

qe si hap te pare ka vetem zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe me standarte te 13 tetorit ashtu sic ligji dhe Kushtetuta percaktojne me ane te Dekretit te Presidentit.

Nuk do te lejojme qe fati i 3 milion shqiptareve te mbetet peng e fatit te nje te cmenduri ne krye te qeverise.

3 milion shqiptaret dhe Shqiperia jane mbi te gjitha kryeministrat qe vijne e ikin,pasi s'jane ata Shqiperia.

Zgjedhjet ne 13 tetor jane zgjidhja e vetme,shpetimi i vetem dhe askush qe do Shqiperine nuk mund dhe nuk i lejohet qe ti shmanget kesaj rruge,qe shpeton shqiptaret nga skamja ekonomike dhe izolimi shkaterrimtar.

I vetmi armik i zgjedhjeve dhe integrimit dhe i vetmi qe nuk do zgjedhje por votime dhe nje Shqiperi te izoluar eshte Edi Rama.

Ndaj zgjedhjet jane shpetimi i vetem i shtetit ligjor te shkaterruar dhe te vene ne sherbim te krimit korrupsionit dhe pandeshkueshmerise se Edi Rames dhe rilindjes.

Në 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje.
ODIHR dhe zj.Glover shume qarte deklaroi 
-se shqiptaret nuk zgjodhen se nuk kishte asnje mundesi zgjedhje per shkak se konkuronte vetem rilindja,
-se Dekretin e Presidentit e shqyrton vetëm Gjykata Kushtetuese ndersa KQZ pra ka vendosur në mënyre te paligjshme te mos zbatoje Dekretin e presidentit sipas urdherit te Edi Rames,
-se Bindja Demokratike është regjistruar në mënyrë të paligjshme në zgjedhje dhe më e rëndësishmja
- se refuzimi nga KQZ i regjistrimit te komisionerëve te opozites për të kontrolluar procesin,ky vendim politik i KWZ rilindase solli që nuk kishte më balancim në komisione, pra komisionet ishin vetem te rilindjes qe vidhnin e manipulonin votat hapur sa ju deshen 4 jave qe te nxirrte rezultatet pas hajduterise se votave.

Edhe Palmer tha te njejten gje që shqiptaret nuk kishin mundësi zgjedhjeje, pra ishin thjesht votime te nje partie.

Këta kryetarë bashkije që po shkojnë nëper zyra duke shqyer dyert me pinca e kacavida,janë një turp dhe nje faqe e zeze.

Imagjinoni si do shkoje kryetari në Shkodër ku kanë votuar vetëm 5 %. 
Demokracia është vetem pushteti i shumicës qe del nga zgjedhje te lira dhe te ndershme.Rruge tjeter nuk ka.

Rilindja eshte pakica e pakicës së pakicës.

Kur në 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje dhe ka pasur vetëm votime, ketu fillon edhe kriza e perfaqesimit eshte nena e te gjitha krizave qe shkaterrojne nje vend.

Në vitin 1991 shqiptarët janë ngritur në këmbë dhe nuk e dinin ku po shkonin me qartësi, por kishin vetëm një objektiv, të kishin të drejtë të zgjidhnin dhe të flisnin te lire.
Shqiptarëve sot nuk u lejohet të zgjedhin për shkak të Edi Ramës, qe do votime moniste,por kete te drejte te shenjte jo Edi Rama,por ska burre nene qe tua heqe dot shqiptarëve, te cilet me hir apo me pahir do ta fitojnë dhe do ta ushtrojne per te shpetuar vendin nga hajdutet e qeverise.

EMISIONET