Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 3 vjetorin votimit të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi. 

Në një postim në Twitter, kryeministri u shpreh se mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane.

"3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi,mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane. Krenar për PS dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen,"-shkroi Rama.


/Ora News.tv/