Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokërrave të thara (pjekura) të kafesë, po ashtu është quajtur groshë kafeje, që rrjedhin nga druri i kafesë. Marjo Buci, ekspert i kafesë, i ftuar në 'Mos i fol shoferit' nga Rudina ka treguar përse shqiptarëve nuk i pëlqen ekspresi që shërbehet në botë.

"Bota ka disa lloje versionesh të pirjes së kafes, nuk e ka si ne në Shqipëri ose Itali që preferojmë ekspresin. Te pirja e kafes, ne kemi marrë natyrën e Italisë.

Ato kafen e mbajnë të ashpër dhe kur e vendos në ekspres, bie shumë shpejt. Nga momenti që e bluajnë ashpër, do dali shpejt se nuk përballohen flukset e tyre. Po të njëjtin fenomen ka dhe Greqia", tha ai.

Gjatë bisedës, ai zbuloi arsyen e kësaj preference nga të huajt.

"Se i pinë të mëdha, duan të marrin sasi kafeine më të madhe. Kafet janë më cilësore, më arabike. Nuk janë të shijshme pas testit që kemi ne shqiptarët se jemi mësuar me degustimin e ekspresit, kurse ata me këtë lloj kafe. Më mirë pi një caj jeshil ose të zi se një kafe sepse ka goxha kafeinë", tha Mario.

/Ora News.tv/