200 truama në ditë, mjekët: Aksidentet dhe hedhjet nga lartësisë problematike

200 truama në ditë, mjekët: Aksidentet dhe hedhjet nga

200 pacientë paraqiten në urgjencën e Spitalit Universitar të traumës, që pavarësisht se është në gjendje gatishmërie gjatë gjithë vitit, në muaji gusht ndeshet me një fluks të tillë. Rreth 150 raste i përkasin traumave, dhe mesatarisht 50 raste të tjera i përkasin sëmundjeve të brendshme. Por drejtori i Spitalit Universitar të Traumës Arben Zeneli sheh me shqetësimi traumat e shkaktuar nga rëniet e lartësisë; incidentet nga rënia nga shtëpitë, objektet e larta dhe hedhjet në det. Trauma të tilla shkaktojnë invalidetitet.

Zeneli: Duhet tërhequr vëmendja e prindërve që të jenë të kujdesshëm kur janë me fëmijët në ambiente të hapura. Kryesisht kanë ndodhur në banesa. Rrëzimet nga lartësitë. Spitali jonë përveç traumave, pret edhe urgjencat e sëmundjeve të brendshme. Gjatë ditës shkon një fluks prej 200 traumash në ditë.

Numrin më të lartë të traumave e zënë aksidentet rrugore. Nuk është detyra e mjekëve të përcaktojnë shkaqet për shkak të shpejtësisë apo alkoolit, por bluzat e bardha nënvizojnë se truama të tilla janë në nivele shqetësuese.

Zeneli: Aksidentet automobilistike janë rastet më frekuente. Ne nuk mund të themi dot kush kanë qenë shkaqet. 

Gjatë muajve të verës, ku janë dhe pushimet bluzat e bardha punojnë sipas një kalendari për të mos krijuar vakanca në shërbimin e urgjencës. 

EMISIONET