Kishte menduar se 20 euro do t’i zgjidhnin shkeljen e rregullave të zonës Shengen, por përfundoi në pranga. I riu Besmir Bega, 31 vjeç nga Berati u paraqit për të dalë nga territorit i Republikës së Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë.

“Në momentin kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit gjysmë të hapur me një kartëmonedhë të prerjes 20 Euro, në brendësi të saj. Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se ky shtetas, kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen”, sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".



/Ora News.tv/