180 pasagjerë bllokohen në Rinas, nuk i jepet orari i avionit për në Verona

180 pasagjerë bllokohen në Rinas, nuk i jepet orari i avionit për

Kjo ishte situa sot ne aeroportin nënë tereza ne Rinas ku 180 pasagjere kanë protestuar pasi prej tre ditesh nuk po mund te udhetojne dot drejt Veronas . Për kameran e ora neës disa prej tyre janë shprehur të indinjuar me këtë trajtim që po u bëhet madje theksojnë se kjo vonose do tu kushtoje edhe vendet e punës. 

"Kam prerë biletën, në orën 9:40 duhet të isha në Verona. Në 12 të natës mbrëmë më njoftuan që anulohet udhëtimi", tha një pasagjer. 

"Dikush duhet të përgjigjet për ne", tha një tjetër pasagjer.

Pasagjerët thone se nuk kanë asnjë sqarim nga kompania për kohën kur do të nisen.

Ndërkohë vetë përfaqesuesit e kompanisë flasin për nje difekt teknik por nuk japin asnjë sqarim për kohën kur do të nisen pasagjerët. 

Vetëm pak ditë më parë Autoriteti i Aviacionit Civil ka publikuar një raport ku nënvizohet se në krahasim me një vit më parë udhëtarët vonohen më shumë nga orari zyrtar.

EMISIONET