15 mijë euro në lavatriçe, i riu shqiptar arrestohet me kokainë në taksi

15 mijë euro në lavatriçe, i riu shqiptar arrestohet me

Një 19 vjeçar shqiptar, u arrestua nga karabinierët nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Policia kishte vënë re lëvizje të çuditshme të taksive në periferi të qytetit, në provincën e Marecchiese.

Dje, një prej taksive u vëzhgua me kujdes dhe në bordin e saj u pikas i riu shqiptar, i cili ka paraqitur një leje qëndrimit.

Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur rreth 270 gram kokainë e ndarë në katër pjesë.

Kërkimi pasues në shtëpinë e tij, i ka lejuar policisë gjetjen e një sasie prej 15 mijë euro të fshehura në një lavatriçe, të konsideruara si të ardhura nga trafiku i drogës.

 Droga dhe paratë janë sekuestruar, ndërsa i riu është vendosur nën arrest.

/S.Ll/


EMISIONET