Mbrëmjen e kësaj të diele në Kalanë e Prizrenit janë ndezur 140 lakadanë në nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të një ceremonie të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me rastin e  përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Ceremonia u mbyll pranë Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, ku mbajti një fjalim edhe kreu i VV.


/Ora News.tv/