11 paga në muaj? Rektori Koni: Jam anëtar vetëm në një bord, pa pagesë

11 paga në muaj? Rektori Koni: Jam anëtar vetëm në një

Rektori i Universiteti të Tiranës, Mynyr Koni hedh poshtë akuza publike ndaj tij në media, sipas të cilave ai paguhet me 11 paga në muaj për shkak të angazhimeve në borde.

"Nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, i dekretuar që në muajin Maj 2016, për arsye të funksionit tim si Rektor jam anëtar vetëm në Bordin e Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (angazhim ky pa pagesë)", thuhet në reagimin e shpërndarë për mediat.

Në deklaratë, Koni thekson se nuk jam dhe nuk kam qenë asnjëherë:

-Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë

-Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

-Nënkryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual, Durrës

-Kryetar i Këshillit të Statistikave

-Anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë

-Këshilltar i Dhomës së Tregëtisë

-Anëtar i Këshillit të Qarkut dhe KKRT, Tiranë

-Anëtar i Këshillit të Lartë të Kërkimit Shkencor dhe Vlerësimit të Titujve Akademik

-Anëtar i Këshillit të Profesorëve në Universitetin e Vlorës

EMISIONET