108 vjeçarja me dorë të thyer, ende vazhdon të luajë në piano

108 vjeçarja me dorë të thyer, ende vazhdon të luajë
 

Ajo është pianiste nga Polonia, dhe vazhdon akoma të luajë piano në moshën 108 vjeçare.

Wanda Zarzycka, një nga banoret më të vjetra dhe më të talentuara të vendit, ende i lëviz gishtat e saj mbi taste, pasi ka kapërcyer një pengesë gati tre dekada më parë.

Zarzycka theu dorën kur ishte 80 vjeç, dhe doktorët i thanë se ajo nuk do të mund të luante më kurrë në piano.

Ajo është një ish balerinë që u dashurua me muzikën si një vajzë e re që u rrit në Lviv, tashmë në Ukrainën Perëndimore.

Pianistja u diplomua në Konservatorin e Muzikës në Lviv, por kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore u detyrua të mos i bintë më pianos.

Pianoja u ble në Krakow në 1944, 5 vite pasi familja Zarzycka u shpërngul aty pasi Lviv u pushtua nga ushtria sovjetike.

Instrumentin e dekoruar me dru ajo e trashegoi nga e ëma, e cila e kishte marrë si shuratë martese.

Pianoja mbetet pasuria më e vlefshme e Wanda në një apartament të vogël në Krakov, Polonia jugore.

EMISIONET