"100 % tarifë në veri", ministri i Serbisë: Deklaratat e Ramës, çmenduri

"100 % tarifë në veri", ministri i Serbisë: Deklaratat

"Çmenduri"! Kështu e ka quajtur deklaratën e kryeministrit Rama sot në Pejë, ministri i Tregtisë serbe Rasim Ljajiç.

Ljajiç tha  për Tanjug se gjithçka që ndodhi sot në Pejë ishte "një shfaqje klasike politike dhe dërgimin e mesazheve politike" për përfaqësuesit e Prishtinës dhe Shqipërisë.

"Kjo nuk ka të bëjë me ekonominë, ata mashtrojnë qytetarët e tyre", thotë Ljajiç dhe kujton se norma e tarifave është midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë nënshkruese të CEFTA-s - zero për qind.

Sipas tij, ky është një mesazh politik që mund të jetë i rrezikshëm, dhe është “çmenduri”.

“Nuk ka asnjë fjalë tjetër për këtë. Sot në planet nuk mund të gjesh një rast të ngjashëm për një pjesë të territorit që administron një taksë doganore, e për një pjesë të territorit, një normë tjetër doganore”, thekson Ljajiç .

Kryeministri Rama u shpreh se sot është koha të vëmë 100 % tarifa në veri dhe 0 % në jug të Kosovës.


EMISIONET