100 sekonda nga përplasja e dy yjeve që provuan teorinë e 100 vite më parë

100 sekonda nga përplasja e dy yjeve që provuan teorinë e 100

Ekipi i shkencëtarëve nga observatorët LIGO dhe Virgo kanë konfirmuar se kanë përjetuar dy valët gravitacionale dhe dritën që vijnë nga përplasja e dy yjeve të neutronëve, duke provuar përfundimisht Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit të Ajnshtajnit.

Qindra shkencëtarë nga 70 observatorë në të shtatë kontinentet - si dhe shtatë laboratorë të bazuar në hapësirë - kombinuan burimet dhe ekspertizën e tyre për të analizuar sinjalin e zbuluar më 17 gusht të këtij viti.

"Ndërsa këto yje të neutronëve spiralizuan së bashku, ata emetuan valë gravitacionale që ishin të dukshme për rreth 100 sekonda; kur u përplasën, një blic drite në formën e rrezeve gama u lëshua dhe shihej në Tokë rreth dy sekonda pas valëve gravitacionale ", shkruajnë hulumtuesit në një njoftim për shtyp.

Komuniteti shkencor, duke përdorur disa nga makinat më të ndjeshme të ndërtuara ndonjëherë nga njerëzimi, arriti të përcaktojë se dy yjet e dendur dhe të vdekur ishin 200 milje larg para se të shkrihen vetëm 100 sekonda më pas, duke prodhuar valëzime në strukturën e kohës hapësinore.

“Është jashtëzakonisht emocionuese të përjetosh një ngjarje të rrallë që transformon të kuptuarit tonë mbi veprimet e universit ", thotë Franca A. Córdova, drejtoreshë e Fondacionit Kombëtar të Shkencës (NSF), i cili financon LIGO.

"Ky zbulim realizon një synim të gjatë që shumë prej nesh kanë pasur, domethënë që të vëzhgojnë në të njëjtën kohë ngjarje të rralla kozmike duke përdorur si observatorët tradicionale ashtu edhe ato të valës gravitacionale", shtoi ajo.

 

EMISIONET