10 vjetori i Pavarësisë, Rita Ora mbërrin në Kosovë

Ylli i muzikës Rita Ora ka mbërritur në Kososvë. Këngëtarja do  të këndojë mbrëmjen e sotme në Prishtinë për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Rita ka lajmëruar mbërritjen e saj me anë të disa postimeve në InstaStory.

Pritet që ylli ndërkombëtar të japë një shfaqje të jashtëzakonshme.

"Gati? Kjo do të jetë një natë për tu mbajtur mend,"-shkruan Rita. 

Mediat kosovare raportojnë se këngëtarja do të mbajë konferencë në orë 15:00.

Pak  orë më parë Rita postoi një foto në aeroplan së bashku me motrën e saj Elena.

Rita shprehet se është mjaft e emocionuar për koncertin që do të mbajë sonte në Prishtinë.

"Kosovë shihemi së shpejti, ne jemi duke ardhur! Dita e Pavarësisë! Jam kaq e emocionuar për shfaqjen sonte!"


EMISIONET