10 ushtarë dënohen për vrasje e përdhunime

Një gjykatë ushtarake në Sudanin e Jugut ka dënuar 10 ushtarë për përdhunimin e punonjësve të huaj të ndihmës dhe vrasjen e një gazetari lokal, gjatë një sulmi të dhunshëm në Hotelin e Terrain në kryeqytetin Juba, në vitin 2016.

Gjenerali Knight Briano shpalli fajtorë dy nga ushtarët për përfshirjen në vrasjen e një gazetari sudanez dhe i dënoi ata me burgim të përjetshëm.

Tre ushtarë të tjerë u shpallën fajtorë për përdhunimin e punonjësve të huaj të ndihmës, katër u shpallën fajtorë për ngacmim seksual dhe një fajtor për vjedhje e grabitje të armatosur.

Ata janë dënuar me burg prej shtatë deri në 14 vite.

Një i dyshuar i akuzuar u lirua nga mungesa e provave. Ndërsa një ushtar i 12-të i akuzuar vdiq ndërsa ishte në burg gjatë gjykimit.

Paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara që ishin aty afër u akuzuan se nuk i janë përgjigjur kërkesave për ndihmë.

Aktgjykimi u dërgua në një sallë gjyqi ushtarake të mbushur me diplomatë, punonjës të ndihmës dhe zyrtarë.

EMISIONET