(të paktën) 10 dilema të përditshme të një prindi në Tiranën dixhitale:

1. Si tua shpjegoj fëmijëve të mi që muzika dëgjohet dhe NUK shikohet?

2. Si ta mposht sofistikiminin dhe artin e përsosur të imagologjisë, marketingut dhe PR-it; në përpjekjen e vet serioze për të mi shndërruar fëmijët, thjesht në konsumatorë? 

3. Si të qëndroj e qetë ndërkohë që fëmijët “lozin” vetëm në beton, beton, beton…?

4. Si ta bind veten që shkollën, median dhe komunitetin e kam me vete dhe JO kundër?

5. Si të ushqej praktikën e fikjes së ekraneve nga vetë fëmijët, në mënyrë që tu krijoj idenë që pushtetin mbi ekranin e kanë ata vetë?

6. Si të maksimizoj kohën e angazhimit të fëmijëve në aktivitete të natyrës konkrete?

7. Si ta mbaj librin më gjatë në duar gjatë kohës së qëndrimit me fëmijët?

8. Ku mund të gjej pika reference mes bashkëmoshatarësh, larg ekraneve dhe topitjes fizike që ato prodhojnë? 

9. Cfarë heroi apo përbindëshi duhet të jesh tja dalësh prindërimit në këtë kaos institucional, shoqëror dhe individual? 

10. Si tu maksimizoj lirinë, lirinë, lirinë…. ???

/Ora News.tv/