Kafeja është një prej pijeve që na tërheq më shumë gjatë ditës. Mario Buci, një trajner baristësh është bërë pjesë e emisionit 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj ku ka dhënë disa informacione për kafen ideale.

Pjesë nga biseda

Mario: Kafja ideale është gjithmonë ajo që ne kemi si për gusto, por nga ana profesionale është ajo që ne cfarë duam nga kafja. Përse e pimë kafenë? Për të marrë kafeinën? Thjesht për shije? Apo se na duhet në një tavolinë me njerëzit tanë ose misionet e ditës që ne kemi? Kështu që ne duhet të dimë se për cfarë e pimë kafenë. Prsh, italianët pinë gjithmonë një kafe të shkurtër, dhe jo kot se duan të pinë sa më shumë kafe gjatë ditës që të marrin atë ekstraktin, shijen e saktë.

Rudina: Kafja e shkurtër nuk ka kafeinë, nuk është shumë e dëmshme.

Mario: Ajo është arsyeja se e pinë të shkurtër se mund të pish disa.

Rudina: Si e dallojmë që është e shkurtër?

Mario: 10-12 ml në filxhan ose 8 sekonda në ekspres.

/Ora News.tv/